Arrestohet Chris Brown

 

Ylli i “R &B” është arrestuar nga policia franceze.

Chris Brown po mbahet nga policia franceze bashkë me truprojën e tij dhe një mik, pasi një grua pretendon se e ka sulmuar atë në dhomën e hotelit në Paris, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Një grua 24 vjeçare thuhet se e ka akuzuar Brown për përdhunim në një hotel në Paris.

Ai është arrestuar nga zyrtarët e policisë në Paris, të hënën, pasi kishin pranuar një ankesë, e bashkë me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre thuhet se ishte truproja e këngëtarit.

24 vjeçarja pretendon se është përdhunuar nga Brown, në mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.

“Ai akuzohet për përdhunim dhe po mbahet në zyrat e policisë gjyqësore në rrethin e parë”, tha një burim.

Brown ka pasur probleme me ligjin që prej vitit 2009 kur pranoi fajësinë, për sulm ndaj të dashurës së tij, Rihanna. /Lajmi.net/