Arrestohet gruaja, fsheu 4 orë Rolex të vjedhura në organin gjenital

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se vodhi pesë orë Roles, 4 prej të cilave i fshehu brenda vaginës së saj.

Delajurea Brookens u akuzua për vjedhjen e orëve me vlerë 108.000 dollarë.

Ajo arriti që ti grabiste të gjitha pas një takimi me 46 vjeçarin Ramon Diaz në një klub në Miami.

Policia raportoi se 29-vjeçarja shkoi në dhomën e Dias dhe mori orët e shtrenjta që mbaheshin në një çantë.

Diaz e ndoqi nga pas Brookens dhe e kapi atë ndërsa po përpiqej të hipte në një taksi.

Kur ai u përball me të, Delajurea nisi ta godiste në kokë ndërsa stafi i hotelit telefonoi policinë.

Kur oficerët e kontrolluan gjetën vetëm një orë, një Hublot 22.000 dollarë.

Ndërsa orët e tjera nuk u gjetën derisa 29-vjeçarja u dërgua në burg. Policia i gjeti të fshehura brenda vaginës së saj.

 

/Ora News.tv/