Atifetja vishet me duks

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka qenë presidentja e parë femër në Kosovë dhe deri më tani edhe e fundit.

Ajo gjatë mandatit të saj ka qenë në qendër të mediasve, sidomos për disa gafa që bënte gjatë fjalimeve të saj, shkruan ORAinfo.

Por, gjithashtu ajo që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen ka qenë veshja ekstravagante e ish-presidentes.

Tashmë e liruar nga ky post, Jahjaga është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Ajo ka hapur edhe fondacionin e saj “Fondacioni Jahjaga”, qëllimi i të cilit është shqyrimi dhe adresimi i kërkesave të qytetarëve në nëvojë.

E në takimin e fundit të këtij fondacioni, Jahjaga është shfaqur e veshur me një duks të kuq. Kaq bukur po i rri. Kujtojmë që Atifetja çdo herë është komentuar për veshjet e saj me shumë stil.