Aurela dhe Tea, dy vajza dhe dy shembuj të kundërt nga Shqipëria jonë!

Artist nuk bëhesh, thonë se lind. Ka edhe artistë të rremë. Artistët e vërtetë, këngëtarë, aktorë, piktorë, shkrimtarë, poetë etj, e thonë vetë me gojën e tyre se veç talentit, suksesi iu ka kërkuar shumë punë për të kapur majat.

Edhe kampion në sport nuk bëhesh dot pa qenë talent i lindur. Secilit i duhet çdo ditë të paktën mbi 4 orë përgatitje. Artistë dhe kampionë të shumtë, me vlera njerëzore, rezultate të jashtëzakonshme, njerëz për t’u admiruar në vendin tonë, ankohen shpesh se ndonjëherë për të arritur suksesin iu është dashur të shpenzojnë më tepër sesa kanë fituar.

Megjithatë, krenohen dhe mjaftohen me faktin se kanë përfaqësuar me dinjitet vendin e tyre, në botë. Ndërsa bota, që të kthehesh në një model për shoqërinë, përveç arritjeve të jashtëzakonshme në çdo profesion, kërkon që të jesh edhe një njeri po aq i jashtëzakonshëm në jetë.  Ndryshimi i Tea Trifonit drastik në “Përputhen” - Bota SotPër shembull modeli i mirë për shoqërinë duhet të jetë mundësisht edhe familjar i mirë, pa probleme me drejtësinë, atij ose asaj i duhet të nxjérrë nga goja fjalë të mençura, gjithnjë të jetë i sjellshëm dhe i dashur nga të tjerët.

Njeriu si një qenie që dallon nga kafshët gëzon disa virtyte dhe cilësi, ashtu siç janë edhe arritjet, që së bashku e veçojnë atë nga pjesa më e madhe e shoqërisë dhe për këto veçori qeniet njerëzore i pranojnë ata si model. Sepse ndryshe nga kafshët, njerëzit kanë arsye!

Nëse njeriut i ka humbur arsyeja dhe akoma më keq nëse humbet arsyeja kolektive, ajo shoqëri mund të mos identifikohet, ose mund të ngatérrohet arsyeshëm nga shoqëritë e tjera të së njëjtit lloj, me ndonjë kope që ka vendosur t’a kalojë jetën në xhungël. “Ndonjëherë fyesh më shumë nga vlerësimi që të bëjnë për arsyet e gabuara, sesa nga përçmimi për arsyet e duhura”, – është shprehur David Grosman.

Çdo ditë, muaj, vit, me mijëra studentë, maturantë, njerëz të punës, te rezultateve të shkëlqyera në këtë vend, flasin, bértasin, ankesat dhe pretendimet e të cilëve bien vazhdimisht në vesh të shurdhët. Sepse janë dy vajza të cilat nuk i përkasin as botës së artit dhe as sportit, shembulli konkret që tregon diferencën e madhe mes modelit që ato përfaqësojnë, por më kryesorja, nxjerr në pah modelin që ka veçuar, preferuar dhe ka zgjedhur për të ndjékur shoqëria shqiptare:Aurela Kullolli, vajza që shkëlqeu gjithë vitet e shkollimit. Mjekësinë e  mbylli me dhjeta - Balkanweb.com - News24

E para quhet Tea Trifoni, personazh i një misioni televiziv “Për’puthen”, e cila i është bërë ‘dhuratë’ publikut, si një model i shoqërisë sonë. Askush nuk e di profesionin e saj! Nuk e di askush se cili është talenti i saj. Se çfarë shkolle ka mbaruar, ose më saktë a ka mbaruar ndonjë shkollë, as këtë nuk e di kush. Por ajo përbën lajm pothuajse në çdo media, portal. Ajo i shfaqet çdo ditë publikut, falë edhe efektit të rrjeteve sociale. Numëron mbi 400 mijë ndjékës në Instagram. Për çdo foto komentohet, pëlqehet, adhurohet.

Mjafton të thotë diçka, nuk ka rëndësi se çfarë thotë. Para pak muajsh Tea (në foto) kaloi disa ditë pushimi në Dubai. Ajo dhe personazhe si modeli i saj shkojnë shpesh atje, dhe kudo tjetër, ku bëhet plazh edhe në dimër. Ajo dhe ata sfidojnë pandeminë dhe gjithçka tjetër. Paratë për ta nuk janë asnjëherë problem. Tea tregon modelin e ngritur nga shoqëria jonë!

E dyta quhet Aurela Kullolli, një vajzë nga Elbasani. Ajo mbaroi Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, me mesataren 10! Asnjë nëntë në gjashtë vite. Pa para, pa mik, pa ndihmën dhe vëmendjen e askujt. Për arritjen e saj “modeste” mori medalje ari nga kryeministri i Shqipërisë dhe u përmend përciptazi në media, për t’u harruar shpejt. Aurela u kthye pas studimeve në vendlindjen e saj, ku preferoi të punonte atje, për të qenë pranë prindërve, të cilët kishin sakrifikuar ndoshta edhe më shumë.

Fitoi dy vite më parë një bursë, për të studiuar dhe punuar në Gjermani, por duket se e ka refuzuar për momentin. Ajo ka nisur prej pak muajsh specializimin pranë Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë. Për pushime shkon deri në Vlorë, kur e ka ditë pushimi, kryesisht në ditë festash, si në ditën e Pavarësisë (në foto). “Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin” – thotë Aurela, në një status, ku citon Winston Churchill. Vajzat si Aurela nuk janë modeli i duhur dhe i promovuar nga shoqëria jonë, për të ndjékur!


Ka fituar Championsin me Liverpool, i parakalon të gjithë për stolin e Evertonit

Perez e ngre në qiell, Ramos përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës