Azet i gëzohet këtij suksesi

Para pak muajve, Azet publikoi këngën e re “S’kam kohë”.

Ky projekt i tij u prit mjaft mirë nga publiku dhe fansat e reperit pasi deri më tani ka mbledhur miliona klikime në rrjetin, YouTube, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Azet ka postuar një imazh në llogarinë e tij InstaStory i cili tregon se kjo këngë deri më tani numëron mbi 19 milionë shikime.

Jo vetëm në këtë projekt, reperi kosovar i cili jeton dhe vepron në Gjermani vitin që lamë pas korri suksese të mëdha.

Ai po ashtu është rikthyer në një nga reperët më të pëlqyer në trojet shqiptare me qindra koncerte.