Baba për herë të parë, Fisnik Rugova publikon këtë foto të së bijës

 

Fisnik Rugova e ka publikaur një foto të vajzës së tij.

Bukuroshja shqiptare Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova ditën e djeshme janë bërë prindër të një vajze, shkruan lajmi.net.

Çifti e kanë pagëzuar voglushen me emrin Helena ndërsa nga spitali janë publikuar imazhe të ndryshme në të cilat shihej lumturia në sytë e Diellzës.

E sot ishte Fisnik Rugova ai i cili e ka ndarë me ndjekësit një foto të vajzës së tij që ia dha epitetin baba.

Pranë fotos së postuar ai nuk ka shkruar asgjë vetëm se e ka vendosur një figurë bebeje me krahë engjëlli.

Kujtojmë se para lindjes, Diellza dhe Fisi patën organizuar një ndejë private ‘babyshower’ në të cilën e patën zbuluar edhe gjininë e foshnjës e pas lindjes së saj nuk dihet nëse do të ketë ndonjë organizim të ngjashëm apo jo./Lajmi.net/