Babai ushqen foshnjen me salcë pikante

Një baba ka ushqyer aksidentalisht djalin e tij të porsalindur me salcë pikante.

Paul Dawson, nga Stockton, kishte dalë më partneren dhe djalin e tyre 5 ditësh, kur ndodhi incidenti.

Duke harruar që kishte ngrënë krahë pule me salcë pikante, Dawson  vendosi gishtin e tij në dorën e të porsalindurit për ta qetësuar.

Pasi postoi lajmin në mediat sociale, ai u përball me policinë tek dera pasi një anëtar i komunitetit u ankua për postin në Facebook.

39-vjeçari tha se pasi fshiu duart me pecetë, i vendosi djalit dorën në gojë. Foshnja bëri një fytyrë qesharake, por nuk bërtiti apo qau.

Tre ditë më vonë policia trokiti në derën e tij për të pyetur nëse ai e kishte ushqyer Ben me salcën pikante.

Zyrtarët ishin të kënaqur që fëmija ishte i sigurt dhe nuk u bë asnjë hetim i mëtejshëm.

/Ora News.tv/