Bardhi: Gjiknuri duhet të përgjigjet para drejtësisë për krimet elektorale

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ftuar në “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin, nuk e përjashton mundësinë që Reforma Zgjedhore të përfundojë brenda qershorit.

“Për ne duhet të kishte përfunduar reforma që në shkurt të 2020. Pati një këmbëngulje deri në fund të marsit, pastaj pati një ngecje të punës për shkak të situatës. Kjo emergjencë mesa po vlerësohet është drejt tejkalimit, kështu që nuk ka asnjë pengesë për të nisur punën, për ta mbyllur reformën brenda majit, qershori është krejt e mundshme për tu përmbushur, por është larg”, tha Bardhi.

Numri dy i dmeokratëve shtoi se opozita ka shprehur gatishmërinë që reforma të përfundojë.

“Këtë vullnet e kemi treguar me përfshirjen tonë në tryezën e Këshillit Politik. Kemi shprehur gatishmërinë që në tetor të vitit 2019, seps enë atë kohë, ishte kusht i Bundestagut për hapjen e negociatave.  Tashmë këto kushte nuk janë vetëm të Bundestagut, por janë edhe të Këshillit Europian për procesin e integrimit. Opozita do të luajë rolin e vet. 14 kushtet e tjera më pas janë për qeverinë. Zoti Gjiknuri që është pjes ëe një dosje do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për krimet elektorale, ky është kusht për hapjen e negociatave. Do të ishte mirë që ashtu si Gjiknuri nxit palët politike, të nxisë edhe drejtësinë q ëtë bëjë punën e vet. Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur”, u shprehnai.

Ndërkaq, deklaratat e SPAK se po hetojnë me përpikmëri denoncimet  e opozitës, Bardhi nuk i sheh me entuziazëm.

“Të jemi i sinqertë jam duke pritur përfundimin se fjalë të bukura kemi dëgjuar. 4 vite reforma në drejtësi, por ka 4 vite që vetëm flasin, por nuk kemi parë akoma rezultat. Qytetarët presin të shkojnë në burg ata që kanë abuzuar me pasuritë publike, apo për vjedhje në kohë pandemie. Shqiptarët presin përgjigje nga SPAK. Nuk shpreh asnjë entuziazëm për deklaratën që po hetojmë me prioritet, unë pres rezultatin”, tha ai