Beatrix Ramosaj nuk është mirë me shëndet

 

Beatrix Ramosaj i ka njoftuar ndjekësit se është e sëmurë.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është aktive në llogarinë e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Pikërisht nëpërmjet këtij rrjeti social ajo së fundmi ka njoftuar ndjekësit e saj se nuk është mirë me shëndet.

Beatrix e ka publikuar një termometër pranë të cilit ka treguar se ka temperaturë ndërsa më vonë erdhi me një imazh ku tregon se mbrëmjen e djeshme ka qëndruar zgjuar deri vonë.

Ajo ndryshe sa i përket projekteve muzikore nuk ka publikuar ndonjë këngë të re dhe më e komentuara mbetet “Pa ndjenjë”, aty ku këngëtarja erdhi tërheqëse në klip./Lajmi.net/