Bebe Rexha bën lëvizje provokuese rrugëve të Suedisë, publikohet videoja

Bebe Rexha bashkë me mikeshat e saj ka habitur kalimtarët rrugëve të Suedisë.
Bebe Rexha së fundi ka udhëtuar në Suedi, këtë gjë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka postuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke vallëzuar pa komplekse rrugëve të Stokholmit.
“Sigurt them që ne u kënaqëm në Stokholm”, ka shkruar Bebe mbi video.
Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha është “Last Hurrah”, këngë kjo që u prit shumë mirë në publik. /Lajmi.net/