Bebe Rexha, burrit të ardhshëm: Eja dhe më gjej sa më shpejt

  Këngëtarja Bebe Rexha po kërkon të martohet.      

Bebe Rexha nëpërmjet një postimi të fundit në llogarinë e saj në Twitter ka lënë të kuptohet se është gati të martohet, shkruan lajmi.net.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!,”- shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se Rexha ditë më parë kishte zbuluar se martesë i kishte ofruar një burrë i martuar që e kishte refuzuar pa menduar dy herë.

Ndryshe, ajo në të kaluarën kishte deklaruar se nuk do t’i refuzonte edhe meshkujt shqiptar./Lajmi.net/