Bebe Rexha me superformancë në Times Square

Bebe Rexha këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar dhe më të suksesshëm në industrinë muzikore botërore.

Ylli shqiptar, me këngët e saj ka qenë në top dhjetëshet më të dëgjuara, ndërsa ka arritur të rrëmbejë edhe çmime të rëndësishme, shkruan Indeksonline.

Madje ajo këtë vit do ta vulos me një super perfomancë në një event madhor.

Bëhet fjalë për eventin e’Ball Drop’, i organizuar çdo fund vit në Times Square në New York më rastin e ndërrimit të moteve.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë Facebook, teksa ka treguar se do t’i performojë këngët, I’m a Mess dhe Meant to Be.

Ajo do të dal në skenë në orën 11:55.