Bebe Rexha sjell videoklipin vertikal të këngës “Last Hurrah”

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka sjell edhe klipin vertikal të këngës “Last Hurrah”.

Artistja shqiptare muajin e kaluar solli projektin e ri muzikor “Last Hurrah”, këngë kjo që u mirëprit nga publiku dhe fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, në videon vertikale që ka lansuar tani Bebe shfaqet si një engjull teksa intepreton këngën e saj të re.

Rexha për klipin e kësaj kënge mori kritika të shumta nga prindërit, madje babai i saj nuk i ka folur për shkak të skenave të ‘nxehta’.

Theksojmë se kjo këngë e Bebes në platformën “YouTube”, numëron mbi 24 milionë shikime. /Lajmi.net/