Bebe shkëlqeu në “Grammy” ani pse kreatorët refuzuan ta veshnin

 

Këngëtarja Bebe Rexha ka shkëlqyer në “Grammy” edhe pse disa kreatorë kishin refuzuar ta veshin shkak i përmasave të mëdha trupore.

Disa kreatorë të modës javë më parë kanë thënë se nuk po mund ta veshin Bebe Rexhën për shkak se përmasat e trupit të saj janë shumë të mëdha, shkruan lajmi.net.

Mirëpo pavarësisht kësaj, këngëtarja shqiptare ka shkëlqyer në tapetin e kuq dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, edhe mediave të huaja të cilat e përmendën pikërisht faktin se si kanë refuzuar ta veshin dhe prap ia ka dalë.

“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”, ishte shprehur këngëtarja kur mori vesh se nuk po mund ta veshin.

Pavarësisht kësaj Bebe shkëlqeu ani pse nuk arriti të marrë ndonjë çmim edhe pse ishte e nominuar në dy kategori./Lajmi.net/