Bëhet zbulimi i madh i fosileve në Kinë

 

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim “mahnitëse” të mijëra fosileve në një shtrat lumi në Kinë.

Fosilet vlerësohen të jenë rreth 518 milionë vjeçare dhe janë veçanërisht të pazakonta sepse indet e trupit të shumë krijesave, duke përfshirë lëkurën, sytë dhe organet e brendshme, janë ruajtur në mënyrë të shkëlqyer.

Paleontologët i kanë quajtur gjetjet “një çmenduri”, veçanërisht për shkak se më shumë se gjysma e fosileve janë specie të pazbuluara më parë.

Fosilet, të njohura si biota Qingjiang, u mblodhën pranë lumit Danshui në provincën Hubei.

Më shumë se 20.000 mostra u mblodhën dhe janë analizuar 4.351 prej tyre deri tani, duke përfshirë krimba, kandil deti, anemonë deti dhe alga.

/Ora News.tv/