Lajme

Bejko: Deputetët braktisën mbledhjen se s’u morën parasysh propozimet

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së. Sipas Bejkos, këta deputetë, i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim, ndërsa lidhur me zgjedhjet e reja për kryetar tha se nuk mund të zhvillohen në gusht.

Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD. Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma,”- thotë Bejko.

Deputetët që braktisën mbledhjen e djeshme janë: Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi.

TS Poll - Loading poll ...