Bën tatuazh emrin e djalit, më pas zbulon se nuk ishte i tij

 

Loading poll ...

Pedro Pablo Santo Domingo ishte aq i lumtur kur u zbuloi se do bëhej baba saqë vendosi ta bënte tatuazh në trup emrin e pasardhësit të tij.

Ai shkroi emrin e djalit ‘Benjamin’ në kurriz por më vonë zbuloi një fakt të tmerrshëm.

Fëmija nuk ishte i tij.

Një muaj pasi bëri tatuazhin, kolumbiani gjeti në telefonin e partneres një bisedë që ajo kishte bërë me ish të dashurin, ku i shkruante se dëshironte të kthehej me të. I lënduar nga ajo që lexoi, Santo Domingo vendosi ta vazhdonte bisedën derisa gjeti të vërtetën, se nuk ishte babai i foshnjes që pritej të vinte në jetë.

I riu vendosi të përballej me gruan dhe kërkoi që sapo fëmija të lindte, t’i nënshtrohej testit të ADN. Sapo bënë testin u konfirmua se nuk ishte babai i fëmijës.

Lajmi nuk u prit mirë nga Santo Domingo, i cili u përpoq të shkatërronte shtëpinë ku jetonte me gruan. Fqinjët lajmëruan policinë për të shmangur ndonjë tragjedi.

Ai u arrestua nga policia por u lirua më vonë

/Ora News.tv/