Bes Kallaku prek me rrëfimin e tij: Lërini fëmijët të…(VIDEO)

Duke u bazuar në ngjarjet e ndodhura ditët e fundit në Shqipëri, që kanë shqetësuar jo pak shqiptarët, aktori Bes Kallaku mbajti një fjalim të réndésishëm mbrëmë në “Kosherja show”.

Ai zgjodhi të fliste për fëmijët shqiptarë dhe bëri thirrje të forta që të mos përdoret dhunë ndaj tyre, duke thënë se një fëmijë i dhùnuar sot kthehet në një prind të dhùnshëm nesër.

Sipas Besit, çdo fëmijë që detyrohet të punojë dhe të mos ketë një fëmijëri, quhet fëmijë i abùzùar.

“Ne shqiptarët jemi të vetmit që kemi një shprehje: ‘Druri ka dal prej xhenetit’ ose ne jemi të vetmit që kur shkojmë në mblédhje me prindër i themi zyshës:’Ta jap lejen unë, po nuk mësoi bjeri, rrihe se ashtu zë mend ky’. Edhe harroni që një fëmijë i dhùnuar sot kthehet në një prind të dhunshëm nesër.

Për çdo fëmijë që ka besuar në vetvete, qëndron një i rritur që ka besuar në të dhe nëse doni që fëmija juaj të jetë i mirë, ose të bëhet i mirë, lëreni atë të jetë i lumtur.

Pas gjithë këtyre rasteve ku fëmijët janë të detyruar të punojnë për të nxjérrë kafshatën e bukës për familjen e tyre, aq më tepër ku sa raste kemi parë ne në Shqipëri ku në Bulqizë janë të detyruar të punojnë maleve për të nxjérrë krom për të siguruar bukën në shtëpitë e tyre, nuk ka justífíkím. Çdo fëmijë që detyrohet të punojë dhe të mos ketë fëmijëri, quhet fëmijë i abùzùar”


Kimmich kritikon Bayernin për trajnerët, optimist para Europianit

Bonucci: Ta kthejmë Italinë ku e meriton. Allegri? Zgjedhja e duhur për Juven