Bes Kallaku ua gjen ‘sozitë’ artistëve shqiptarë

 

Tash e disa javë në rrjetet sociale u bë virale sfida “10 Years Challenge”, e cila ka rikthyer në kohë njerëzit.

Kështu, shumë nga VIP-at shqiptar kanë sjell fotografi dhe video të ndryshme duke treguar se si janë dukur para 10 viteve, shkruan lajmi.net.

Aktori dhe këngëtari, Bes Kallaku së fundmi ka pushtuar Instagramin e tij me publikimin e disa nga fytyrave të njohura publike teksa ua gjen ‘sozitë’.

Blerim Destanit, Butrint Imerit, Ledri Vulës, Genës, Alketa Vejsiut e shumë të tjerëve ia ka gjetur njerëzit që ngjasojnë me ta.

Për më shumë, shikojini postimet e mëposhtme. /Lajmi.net/