Binjaket më të ngjashme në botë duan të martohen me të njëjtin burrë, por e ndalon ligji

Ato janë cilësuar si motrat binjake më identike në botë. Anna dhe Lucy De Cinque kanë zbuluar se duan të martohen me të dashurin e tyre të cilin e ‘ndajnë’ bashkë, por pranojnë se ligji e ndalon një gjë të tillë.

Binjaket deklaruan problemin e tyre në një televizon australian, Hughesy.

Programi, i organizuar nga Dave Hughes, përpiqet të adresojë çështjet e njerëzve.

Binjaket 33-vjeçare, duke folur në të njëjtën kohë, nxjerrin në pah dilemën e tyre ndaj Dave.

“Mirë, kështu ne ndajmë një partner Ben dhe ne do të donim të martoheshim me të një ditë, por ligji në Australi thotë se nuk mundemi, pra çfarë bëjmë?” pyesin ato.

Binjaket e kanë titulluar videon: “Ne ndajmë një problem unik, duam të martohemi me  të njëjtin burrë”.

Dyshja, nga Perth, Australia Perëndimore, u takua me mekanikun Ben Byrne në vitin 2012, pak para se të fitonin famë.

‘Ato ishin të ndershme për atë që kërkonin”, thanë vajzat më parë për The Sun.

“Ne i thamë atij se ishim si një paketë, dhe ai këmbënguli se ishte shumë mirë me këtë ide,” tha Anna.

“Duke qenë një binjak jo-identik edhe vetë, ai tha se e kuptoi lidhjen tonë.”

“Edhe pse ishim ende të shqetësuara,” shtoi Lucy.

“Ne dinim se disa djem mund të mendonin se ishte e çuditshme të dilte njëkohësisht me dy binjake dhe të na shihte si një trofe, ndaj na u desh të siguroheshim që Ben i pëlqente vërtet të dyve, para se të binim dakord ta takonim”.

Trio filloi takimet dhe Ben, i cili jetonte larg 40 minuta me makinë, u zhvendos me vajzat dhe nënën e tyre një vit më vonë.

“Ben na trajton plotësisht në mënyrë të barabartë. Nëse ai puth Anna-n, ai më puth menjëherë, dhe mban të dy duart tona kur jemi jashtë “, shpjegoi Lucy.

“Ne kurrë nuk ndihemi xheloze, sepse e dimë se ai na do ne të njëjtën mënyrë.

“Ne të tre flemë së bashku, por nuk është si një treshe, pasi nuk përfshihemi me njëri-tjetrin. Disa njerëz thonë se është e neveritshme, por për ne funksionon. “

Poligamia, martesa me më shumë se një partner/e, është e ndaluar sipas Aktit të martesës 1961, në Australi.

Binjaket më identike në botë ndajnë vërtet një shtrat me të njëjtin burrë, por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale, secia e huazon më vete.

/Ora News.tv/