Biznesmeni thyen rekord, paguan 3.1 milionë dollarë për peshk ton

Një biznesmen japonez ka thyer rekord duke paguar 3.1 milionë dollarë për një peshk ton gjigant në ankandin e parë të Vitit të Ri në tregun e Tokios.

I njohur si “Mbreti i Tunës”, Kiyoshi Kimura bleu 278 kg ton të kuq, i cili është një specie e rrezikuar.

Ai kaloi më shumë se dyfishin e rekordit të mëparshëm prej 1.4 milion dollarë, të cilin e pagoi në 2013.

“Bleva një ton të mirë. Çmimi ishte më i lartë se ç’ishte menduar fillimisht, por shpresoj që klientët tanë do ta pëlqejnë këtë ton të shkëlqyer.”, tha Kimura për AFP pas ankandit.

Kimura ka qenë ofruesi më i lartë në ankandet e zhvilluara për Vitin e Ri për shtatë vitet e fundit.

/Ora News.tv/