Bluza e shkurtër i ka zbuluar më shumë se që duhet Angela Martinit

 

Me apo pa dashje, Angela Martini ka treguar shumë në foton e fundit.

Angela Martini ka provokuar shpesh me pozat, e nuk e ka ndërmend të ndalet as tash kur ka zgjedhur të heq dorë nga modelizmi, shkruan lajmi.net.

Në imazhin e fundit të cilin ajo e ka publikuar në Instastory, Angela duket provokative me të brendshme e bluza e shkurtër që e ka veshur i zbulon gjoksin.

Angela së fundmi ka treguar se ka hequr dorë nga modelizmi dhe se ka vendosur të përkushtohet në krejt diçka tjetër.

Loading poll ...

“Siç e dini tashmë, unë i kam dhënë fund karrierës si modele dhe kam ndryshuar plotësisht drejtim. Së pari, vitin e kaluar u çertifikova si trajnere jete (një person që ndihmon njerëzit për të arritur qëllimet e tyre dhe që i këshillon për ndryshimet që duhet të bëjnë në jetë). Kjo më dha mundësinë të kuptoja më mirë psikologjinë e njerëzve dhe të përgatitesha për projektet e ardhshme. Së dyti, u bëra producente filmi. Me krenari tregoj se vitin e kaluar përfundova xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër, me dy mesazhe shumë të fuqishëm, që shpresoj se do prekin zemrat e njerëzve. Të dy do të publikohen këtë vit. Gjithashtu kam edhe disa projekte të tjera filmike, që do të xhirohen po këtë vit. Së treti, po punoj për një tjetër projekt shumë të rëndësishëm, për diçka që vjen direkt nga shpirti, si të jetë fëmija im. Kam punuar për këtë gjë prej dy vitesh dhe këtë vit do jetë gati. Bëhet fjalë për një libër që kam shkruar, një histori vërtet mahnitëse për jetën e nënës sime, dhe një pjesë të jetës sime gjithashtu.

Flet për kuptimin e jetës nga perspektiva ime, duke pasur shembullin më të fortë, jetën e mrekullueshme dhe absolutisht jo të zakonshme të nënës sime. Duke folur tani për projektet e mia, pas më shumë se dy vitesh, mund të them se më janë dukur shumë qesharake disa komente dashakeqe të njerëzve që më flisnin për atë se çfarë bëja dhe si e shpenzoja kohën time. Ata dilnin në konkluzionin se isha duke shpenzuar të gjithë kohën vetëm duke pushuar dhe pa bërë asgjë, vetëm sepse nuk po shihnin diçka nga aktiviteti im në modeling. Tani ka ardhur momenti për të folur për këtë gjë dhe siç duket qartë mund të them se ata njerëz e kanë pasur shumë gabim!”, ishin fjalët e saj gjatë një interviste të fundit për ‘who’./Lajmi.net/