“Bomba” nga Anglia: Antonio Conte mund të largohet në shkurt nga Tottenham

Sipas raporteve, lojtarët e Tottenhamit janë të shqetësuar se Antonio Conte do të largohet nga klubi në shkurt, nëse nuk merr ndonjë përforcim nga klubi në merkaton e janarit. Italiani zëvendësoi Nuno Espirito Santo në fillim të sezonit, teksa ish-trajneri i Wolves u shkarkua pas një ecurie të dobët në klubin verior të Londrës.

“Spurs” kanë fituar 8 nga 14 ndeshjet e tyre, në të gjitha kompeticionet, nën drejtimin e Conte, me disa tifozë dhe ekspertë që tani këshillojnë Tottenham-in të synojë katërshen e parë të Premier League nën drejtimin e tij. Skuadra e Conte u eliminua nga “Carabao Cup” të mërkurën mbrëma, pëballë Chelsea, me rezultatin total 3-0.

Trajneri italian pranoi se ishte i prirur për të zgjidhur shumë probleme në tregun e transferimeve. Tani, “Daily Mail” pretendon se lojtarët e Tottenhamit janë frikësuar se Conte mund të largohet muajin e ardhshëm, nëse nuk përmbush dëshirat në merkaton e janarit.

Conte i ka identifikuar shpejt pozicionet që duhet të adresojë dhe presidenti i Tottenham, Daniel Levy, duhet të veprojë shpejt për të qetësuar Conte e irrituar nga situata.


Pas sherrit në studio, Meridiani godet sërish Balinën! Ja si e quan tani opinionisten e ‘BBV’

Neymar i dëmtuar, Messi me koronavirus. Pochettino zbulon gjendjen e dy yjeve të PSG