Braktisi shkollën për muzikë, 10 vite më vonë reperit shqiptar i ndodhi e papritura

Braktisi shkollën për muzikë, 10 vite më vonë reperit shqiptar i ndodhi e papritura

 

Reperi i njohur shqiptar ka treguar se çfarë i ndodhi 10 vite pasi braktisi shkollën.

Reperi Gashi po shijon suksesin e këngës së re, të cilën e solli në duet me reperin G-Easy, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, ai ka rrëfyer një histori të jetës së tij, atë të braktisjes së shkollës 10 vite më parë.

“Kur vendosa të mos shkoj më në kolegj, prindërit e mi ishin shumë të mërzitur. Rruga ku jam tani është pikërisht vendi ku ata më linin që të merrja autobusin për shkollë, këtu vendosa të mos shkoja më. 10 vite më vonë mund të shohësh fytyrën time në një nga ekranet gjigante të kësaj rruge”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/