Bruno dëshiron bashkëpunim me Shkurte Gashin, kjo është përgjigja e saj

  Bruno ditë më parë ka shprehur dëshirën për të bërë duet me Shkurte Gashin.      

Bruno ishte i ftuar në edicionin festiv të “Shiko kush Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të puntantës së fundit të këtij emisioni, shkruan lajmi.net.

Në lojën ‘paintball’ ai zbuloi se me kë dëshiron të bëjë një bashkëpunim, në këtë rast ka thënë emrin e Shkurte Gashit.

Këngëtarja vendosi t’i përgjigjet atij publikisht, e që pranoi me shumë kënaqësi.

Ajo postoi një video nga ajo pjesë ku Bruno e përmend dëshirën për bashkëpunim me të dhe shkroi “Me shumë kënaqësi dhe unë”

Mbetet të shihet se kur do të realizojnë duet Bruno dhe Shkurte Gashi. /Lajmi.net/