Bualli hidhet në lumë për ti shpëtuar luanëve, sulmohet nga krokodili

Një buall është shumë me fat pasi i shpëtoi sulmit të një tufe luanësh dhe një krokodili.
Ngjarja ndodhi në Transport Dam në Kruger National Park, Afrikën e Jugut.
Bualli u sulmua fillimisht nga një tufë luanësh dhe për të shpëtuar kafsha u fut në lumë.
Por aty u sulmuan nga krokodili. Bualli arriti që të dilte nga uji duke i shpëtuar dhëmbëve të krokodilit dhe me brirë mundohet ti shpëtojë sulmit të luanëve.
Kur kafsha e pa veten nën kërcënim kërkoi ndihmën e buajve të tjerë. Dhe për fat të mirë, ata iu përgjigjën thirrjes së tij.
Një tufë masive me buaj shihet duke ardhur në ndihmë të kafshës dhe luanët largohen të trembur.
/Ora News.tv/