Burim Hoxha ka ditëlindjen, me këto fjalë e ka uruar e fejuara e tij

“Gjysma ime tjetër, gjithçka e imja”

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Burim Hoxha sot feston 31 vjetorin e lindjes. Burimi me muzikë ka filluar të merret që në shkollën fillore, ku ka kënduar si solist në korin e shkollës.

Ai për herë të parë në skenë, u pa në spektaklin e talentëve të rinj “Pop Idol” në vitin 2004 në Prizren, ku edhe shpallet njëri nga fituesit e këtij spektakli, shkruan rtv21.tv Burimin, patëm rastin ta shohim edhe si pjesëmarrës në festivale tjera organizuara në vendin tonë si, në Polifest në vitin 2005, po ashtu në këtë vit ai mori pjesë edhe në festivalin Kënga Magjike, si dhe festivale tjera.

Ndërsa sot Burimi është mjaft i kërkuar në dasma dhe ahengje familjare. Jashtë punës dhe angazhimeve të tij, këngëtari është i fejuar me bukuroshen, Dafina Xhemajlin. E në këtë ditë të rëndësishme për Burimin, Dafina ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar atë.

Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një fotografi të bukur bashkë me Burimin, të cilët afër njëri-tjetrit duken shumë të lumtur. “Gjysma ime tjetër, gjithçka e imja, jam mirënjohëse çdo ditë që të kam. Dashuri … Gëzuar ditëlindjen. Unë gjithmonë do të dua”, ka shkruar Dafina në fotografinë e publikuar në Instagram.

Përveç muzikës, Burimi aktualisht është në përfundim të magjistraturës- drejtimi menaxhment dhe informatikë. Ndryshe, “Ah dashni’, është projekti i fundit që këngëtari e solli para 7 muajve, kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat e tij. /