Capital T në përkrahje të fëmijëve me sindromën ‘Down’

 

Reperi, Capital T po i përkrahë vazhdimisht personat me sindromën ‘Down’.

Reperi i njohur shqiptar, Capital T para pak ditëve vizitoi qendrën e fëmijëve me sindromën “Down”, shkruan lajmi.net.

“E dua Jehonën”, ka shkruar Kapo.

Capital T, është i njohur për shpirtin human dhe është i dashur sidomos edhe nga fëmijët, të cilëve nuk heziton t’u dhurojë dashuri sa herë që ka rastin të takohet me ta.

Ai po ashtu shpesh shihet edhe me humanistin, Halil Kastrati duke i ndihmuar njerëzve në nevojë. /Lajmi.net/