Ceremoni masive, qindra femra jetime martohen në të njëjtën ditë

Qindra femra jetime lidhën nyjë në një ceremoi masive në Indi. Ceremonia u financua nga një manjat diamantesh që ka martuar më shumë se 3.000 gra në 8 vitet e fundit.

Mahesh Savani ka financuar dhe organizuar dasma masive për gratë jetime në Sures, çdo vit që nga 2010. Në ceremoninë e këtij viti u martuan 261 gra, duke përfshirë gjashtë çifte muslimane dhe tre krishtere, të bekuar nga kryeministri i Gujarat, Vijay Rupani.

Çiftet morën nga organizatorët e ceremonisë artikuj shtëpiakë për të filluar jetën e tyre si edhe iu dhanë 2.300 paund secilës prej grave.

Në vitet e mëparshme, Mahesh dha dhurata me vlerë 5.600 paund.

Nga 261 nuset e martuara, 118 prej tyre nuk kishin vëllezër ose motra, dhe 54 ishin jetime.

Mahesh  është shprehur se ‘përgjegjësi sociale’ për të ndihmuar femrat që nuk mund të përballojnë shpenzimet e dasmave të tyre.

/Ora News.tv/