Çfarë fliste Rugova me këngëtaret?

13 vite më parë iku nga kjo botë Dr.Ibrahim Rugova, njeriu që i dha shumë këtij vendi, arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, ai që u konsiderua simbol i durimit dhe paqes.

Iku në ditën më të ftohtë të janarit, duke lënë dhimbje në zemrat e mijëra admiruesve të tij të flaktë.

Por, ndër vite ai kishte ngrohur zemrat e njerëzve dhe kishte përcjell shembullin e një lideri të afërt, të dashur dhe paqësor, shkruan “Kosovarja”.

Ibrahim Rugova ka pritur në Rezidencën e tij edhe një numër të konsiderueshëm artistësh, sepse edhe ai vetë e donte artin pasi vinte nga bota e letrave.

Nga Nexhmije Pagarusha e deri te Adelina, ja disa nga emrat që e vizituan ish Presidentin historik të vendit.