Çfarë kujtoi nga e kaluara Milot Llalloshi?

Motër e vëlla, iu bashkëngjitën skenës muzikore qysh të rinj, kështu edhe duke fituar zemrat e publikut me ta parën.

Janë këta Edona dhe Milot Llalloshi, emri i të cilëve bëri që të prekin shumë skena edhe jashtë vendit, duke bërë bujën më të madhe me atmosferën e krijuar.

Padyshim, edhe tani vazhdojnë me të njëjtin ritëm, ku talenti i tyre ka bërë që të kenë një agjendë mjaft të ngjeshur, mirëpo me vullnetin e tyre po e përballojnë goxha mirë këtë sfidë.

Ani pse Miloti e la anash muzikën dhe po merret tani më shumë me videoklipet e këngëtarëve të tjerë, ai ende vazhdon që ta shoqërojë motrën nëpër udhëtime e mbrëmje të ndryshme.

Krahas kësaj, duket se atë e kishte kapluar një nostalgji mjaft e madhë për të kaluarën, e këtë më së miri na bëri me dije përmes disa momenteve të shkëputura nga e kaluara ku shihet bashkë me Edonën.

Se për çka bëhet fjalë, imazhet në vijim flasin më së miri. /Kosovarja/