Çfarë po ndodhë? Justin Bieber dhe Hailey anulojnë dasmën për herë të tretë

Çfarë po ndodhë? Justin Bieber dhe Hailey anulojnë dasmën për herë të tretë

 

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin thjesht nuk janë gati të bëjnë një datë të dasmës.

Për herë të tretë, TMZ po raporton se Biebers kanë shtyrë martesën e tyre, shkruan elle transmeton lajmi.net.

Çifti janë ligjërisht të martuar, ata u martuan në një gjykatë të qytetit të Nju Jorkut në shtator. Por kjo ceremoni ishte për familjen dhe miqtë.

Burimet e bënë të qartë për TMZ se disa nga familjet e Bieber nuk ishin në gjendje të dilnin në Los Anxhelos për ceremoninë, të cilët e çuan Biebs të shtynin martesën për herë të tretë.

Data e re, sipas burimeve të TMZ-së, “nuk do të jetë së shpejti”. Çifti dëshiron të “planifikojë siç duhet” dasmën tani dhe t’i japë mysafirëve lajmin.

Fillimisht me këtë lëvizje të datës së tretë, të dy kishin “panik” dhe mendonin se duhet të nxitojnë për të zgjedhur një ditë të re.

“Ata po punojnë me oraret e të gjithë miqve dhe familjes së tyre për t’u siguruar që mund të rrethohen nga njerëzit që ata duan”, tha një burim i afërt me Bieber. /Lajmi.net/