Chris Brown e quan lavire vajzën e cila e akuzoi për përdhunim

 

Pas lirimit nga arresti, Chris Brown ka thënë se do ta padis për shpirfje modelen 24 vjeçare të cilën e quan lavire.

Reperi Chris Brown është marrë nga policia franceze të hënën (21 janar) pasi një modele 24 vjeçe e ka akuzuar atë për përdhunim, shkruan lajmi.net.

Faktikisht Brown e ka mohuar një gjë të tillë dhe pas lirimit nga arresti ka thënë se do ta padis për shpifje vajzën të cilën e quan edhe lavire.

”Unë dua ta bëj këtë krejtësisht të qartë…kjo është gënjeshtër dhe e pakuptimtë! Kurrë! Për vajzën time dhe familjen time, kjo është kaq e pakuptimtë dhe është kundër karakterit dhe moralit tim” ka shkruar Chris pranë fotos në të cilën theksohet me shkronja të mëdha: Lavirja po gënjen.

Pas lirimit të Chris është publikuar rrëfimi i vajzës në fjalë e cila tregon se si sipas saj e ka dhunuar reperi i famshëm.

”Unë shkova në banjë. Chris Brown më ndoqi dhe më kapi nga krahu. Ai më futi në një dhomë zhveshjeje dhe mbylli derën. Zgjati 25 deri 30 minuta. Është e vështirë për mua ta tregoj në detaje se çfarë bëri ai, por ishte brutale dhe e dhunshme. Ai më kërcënonte dhe ishte agresiv. Kisha frikë. Sapo përfundoi, hapi derën. I thashë se dua të marr celularin e të shkoj në shtëpi” ishin fjalët e saj.

Ky rast nuk ka qenë problemi i tij i parë me ligjin, kjo pasi vite më parë ai ka qenë i dënuar për një sulm ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna./Lajmi.net/