Chris është liruar por vajza 24 vjeçare rrëfen momentin e përdhunimit

 

Vajza 24 vjeçe e cila pretendon se u përdhunua nga Chris Brown rrëfen momentet dramatike.

Ylli i “R &B”, Chris Brown, është arrestuar nga policia franceze ditën e hënë pasi pretendohej se ai e ka përdhunuar një vajzë 24 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Ajo thotë se është përdhunuar nga Brown, në mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.

Chris dje (e martë) është liruar nga të gjitha akuzat mirëpo mediat e huaja tashmë e kanë publikuar rrëfimin e plotë të vajzës 24 vjeçare, se si ajo rrëfen momentet dramatike të përdhunimit.

“Unë shkova në banjë. Chris Brown më ndoqi dhe më kapi nga krahu. Ai më futi në një dhomë zhveshjeje dhe mbylli derën. Zgjati 25 deri 30 minuta. Është e vështirë për mua ta tregoj në detaje se çfarë bëri ai, por ishte brutale dhe e dhunshme. Ai më kërcënonte dhe ishte agresiv. Kisha frikë. Sapo përfundoi, hapi derën. I thashë se dua të marr celularin e të shkoj në shtëpi”, ka thënë ajo.

Duhet kujtuar seky rast nuk ka qenë problemi i tij i parë me ligjin, kjo pasi vite më parë ai ka qenë i dënuar për një sulm ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna./Lajmi.net/