“Çift i mrekullueshëm”, Rita Ora uron miqtë homoseksual për martesën

 

Rita Ora u ka bërë urim të veçantë miqve të saj homoseksual që kurorëzuan dashurinë me dasmë në Nju Jork.

Një çift gay u martuan në Nju Jork, duke organizuar dasmë më Nju Jork, me shumë emra të njohur në listën e të ftuarve, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre ishte edhe Rita Ora, e cila u shfaq me një fustan blu dhe flokë kaçurrela të lëshuara në kraharor.

Përveç saj, në listën e të ftuarve ishin edhe Gigi dhe Bella Hadid, Naomi Campbell, Kate Moss, e shumë të tjerë.

Përmes një postimi në Instagram, Rita ka uruar Marc Jacobs dhe Char Defrancesco për martesën.

“Urime për çiftin e mrekullueshëm…faleminderit për një natë mahnitëse, mbrëmjen e kaluar!! Unë definitivisht ndjeva dashurinë dhe faleminderit Naomi shpresoj që nuk ju vie keq. Mua më pëlqeu kjo foto që e bëre ti!! Unë e shijova aq shumë mbrëmjen dhe nuk bëra asnjë foto!! Ju dua djema! Çfarë nate speciale!”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/