Çifti mbretëror bëhen prindër për herë të parë

Princi Harry ka njoftuar se, Dukesha Meghan ka lindur një djalë.

 

Princi Harry dhe Dukesha Meghan janë bërë prindër për herë të parë.

Kjo është konfirmuar nga vet Princi Harry, i cili ka njoftuar se Dukesha Meghan ka sjellë në jetë djalin e tyre të parë.

Princi Harry po ashtu ka bërë të ditur se, ata ishin “absolutisht të kënaqur” dhe falënderuan publikun për mbështetjen e tyre gjatë shtatëzanisë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ai tha se Meghan dhe foshnja janë “mirë”, duke shtuar se, akoma nuk kanë vendosur për emrin e foshnjës.

“Nëna e dukeshës, Doria Ragland, e cila është shumë e gëzuar nga ardhja e nipit të saj të parë, është me Lartësitë e tyre Mbretërore në Cottage Frogmore”.

Duke folur pas lindjes, Harry shtoi se fëmija ishte “pak i vonuar”.

Princi Harry po ashtu ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë në lidhje me foshnjen, i cili ka njoftuar se pas disa ditësh do ta publikojë një fotografi familjare. /Lajmi.net/