Çiljeta emocionohet nga befasia që i bëri djali në emision

 

Çiljeta ka pranuar një befasi të këndshme nga djali i saj, Fernando.

Çiljeta është emocionuar nga befasia që i bëri djali gjatë një interviste në emisionin “Familja”, shkruan lajmi.net.

Vogëlushi kishte realizuar një audio, në të cilën këndonte një prej këngëve të saj, pikërisht në momentin kur hyri në studio.

“Mami, je më e mira në botë dhe unë të dua shumë. Kjo ishte surpriza ime për ty, numëro deri në 3 dhe unë do vij aty.”, ishin fjalët e Fernandos.

Pasi kësaj, Fernando hyn me vrap në skenë dhe përqafon Çiljetën. /Lajmi.net/