Çka thotë Shkurte Fejza për mustaqet e burrit?

Është pa dyshim një nga emrat e pa krahasueshëm të muzikës shqipe. Shkurte Fejza ka kënduar edhe atëherë kur thuajse çdo gjë ishte e ndaluar, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja është nënë dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar. Ajo, ia ka dalë me sukses në të dy drejtimet paralelisht.
Dihet që Shkurte Fejza e ka thuajse kudo pranë të shoqin, Hajrushin, i cili njihet si bashkëshort dhe menaxher mjaftë serioz, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi ka rënë në sy ndryshimi i imazhit të Hajrushit, i cili pas 25 vitesh i ka hequr mustaqet. Shkurtja ka thënë se deri tek ky vendim i shoqi i saj ka ardhur rastësisht derisa ata ishin në Durrës./Kosovarja/