‘Ç’të pëlqen te Ermali që e mban?’, Ami i mbyll gojën Albërie Hadërgjonajt

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Ami i është përgjigjur disa pyetjeve në Facebook të bëra nga fansat, por mes tyre edhe këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj.

“Çfarë të pëlqen te Ermali që po e mban kaq gjatë?”, ishte pyetja e Albëries.

“Në fakt mua më duket shumë shkurt”, u përgjigj Ami.

“Po Albëria ngaqë është vetë e ndarë nga burri, do t’i ndajë dhe të tjerët, që të mbajë sa më shumë njerëz tek klubi Gratë e divorcuara”, tha Ermali.