Dafina Zeqiri i prin protestës në Drenas

Dafina Zeqiri ka marrë pjesë edhe në protestën e organizuar në Drenas për të miturën e abuzuar.

Gjatë ditës së sontme është organizuar edhe protestë në Drenas, ku shumë qytetarë janë mbledhur për të protestuar për rastin e të miturës e cila është abuzuar seksualisht nga një mësues dhe një polic i këtij vendi.

Ndër ta ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përkundër protestës së djeshme në Prishtinë ku ka qëndruar në turmë, sot i ka paraprirë protestës

Dafina shihet shumë e mllefosur në ato momente, ndërsa ajo edhe gjatë ditës së djeshme ka reaguar për rastin e rëndë për të cilin është ngritur në këmbë Kosova.