Daily Mail: Pasi e la zemërthyer Andrew Garfield, Rita Ora ribashkohet me Andrew Watt

Daily Mail: Pasi e la zemërthyer Andrew Garfield, Rita Ora ribashkohet me Andrew Watt

 

Rita Ora ka ndezur thashethemet për lidhje me ish-të dashurin muzikant, Andrew Watt, pesë muaj pas ndarjes së tyre.

Këngëtarja, 28 vjeç, thuhet se ka mbetur “zemërthyer” gjatë këtij muaji kur u nda nga aktori i Hollywoodit, Andrew Garfield, 35 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Pasi autorja e hitit “Hot Right Now” ishte e mërzitur, ‘vrapoi’ sërish në krahët e muzikantit, pak muaj pasi i kishte dhënë fund romancës me të.

Burime të “TheSun” thanë që ata nuk donin të hedhnin pas atë që kishin pasur bashkë, ndërsa tani janë zotuar të kalojnë më shumë kohë bashkë.

“Ajo dhe Andrew Watt gjithmonë kanë mbetur miq të mirë”, tha një burim.

Rita dhe Watt i dhanë fund lidhjes në shtator, pas ndarjes së tyre, këngëtarja pati një romancë të shkurtër me yllin e “Amazing Spiderman”,  Andrew Garfield.

Besohet se aktori u nda nga këngëtarja, sepse donte të kishte një ‘jetë private më shumë’.

Një burim këmbënguli për “MailOnline” se ndarja e tyre ishte miqësore.

Garfield pas ndarjes me Ritën u pa bashkë me aktoren dhe komedianen, Aisling Bea, 35 vjeç. /Lajmi.net/