Dasmë në familjen Berisha, Armina dhe Shkëlzeni kurorëzojnë dashurinë: Martohemi këtë javë

Për pak ditë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës do t’i japin fund beqarisë.

Pas disa vitesh bashkëjetesë, këtë fund shtatori, Armina dhe Shkëlzeni do kurorëzojnë dashurinë  e tyre në martesë.

Më herët, Mevlani u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve, teksa ka treguar se dasma ëhtë këtë fundjavë pa treguar nëse të shtunën apo të dielën.

“Nuk ka rëndësi, të shtunën apo të dielën, kemi dasmë në fundjavë”, tha ajo duke treguar se ka patur shumë ankth këto ditë pasi njerëzit e pyesin shumë për dasmën.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani më herët.