Denoncimi: Në Parkun Kombëtar të Gjinarit po ndërtohen vila pa leje

Në Parkun Kombëtar të Gjinarit në Elbasan po ndërtohen pa leje vila dy katëshe, ky është denoncimi i mbërritur nga një qyetetar te ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ka publikuar fotot e ndërtimeve në Gjinar që është një zonë e mbrojtur, për të cilat thotë se janë në kundërshtim me ligjin.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Për njerëzit e pushtetit ligji nuk ekziston. Zonat e mbrojtura janë si pronat e tyre!

Qytetari dixhital denoncon ndërtimet pa leje në Gjinar të Elbasanti.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij.

Përshëndetje doktor shikon cfarë bëhet në Gjinar të Elbasani njerëz të lidhur me shtetin ndërtojn pa leje pa tapi toke pa as një gjë, ike tek ndërtimorja thon nuk ka ndërtim mer në tel policin nuk vete njeri është me leje thonë, shiko cfarë bëhet. Zënë tokë ndërto kurse ne na fusin brenda për një tjegull.