Dëshira këtë herë ia thotë këngës “Rrak tak”

U bë më shumë e njohur si këngëtare që këndon në kanagjegje të ndryshme, mirëpo së fundmi e ka sprovuar veten edhe në një zhanër tjetër.

Dafina Maxhuni, gjithnjë e më shumë po na dëshmon se edhe zhanri popullor, po i ec goxha mirë, shkruan Kosovarja.

Me një zë melankolik dhe një paraqitje të mrekullueshme, Dëshira na prezaton me këngën e saj më të re e cila është “Rrak Tak”.

Këngë kjo e interpretuar mjaft mirë nga ajo, na bën të kuptojmë se brenda saj fshihet një talent i jashtëzakonshëm, që po na shfaq dita ditës, me punën dhe angazhimin e saj.

Për t’iu bindur më shumë fjalëve tona, iu ftojmë të dëgjoni këngën në vijim. /Kosovarja/