Dhelprën e varin në koshin e mbeturinave

Persona të paidentifikuar kanë varur në koshin e mbeturinave një dhelpër.
Incidenti ka ndodhur në një rrugë në ishullin Evia në Greqi.
Kafsha e ngordhur u gjet nga banorë të zonës, të cilët nuk mund të besonin këtë sjellje ç’njerëzore.
Ata e liruan dhelprën e pafat nga teli me të cilin ishte varur dhe e groposën në një fushë ngjitur.
/Ora News.tv/