Dhurata alternative për festat!

Festat e fundvitit i afrojnë më shumë njerëzit me njëri-tjetrin.

Veçse të ulur bashkë rreth një tavoline, kushdo dëshiron që të afërmve tu dhurojë dashuri edhe përmes një dhurate.

Por nuk mjafton vetëm dëshira, duhet edhe pak fantazi dhe për më tepër dhe pak kohë. E nëse nuk i gjen këto, mos u shqetëso.

Kemi disa ide që mund tu gëzojnë dhe t’ju nxjerrin nga situata në çdo moment.

Ekspertët ofrojnë disa ide inovative për të siguruar dhuratën e duhur dhe pa shumë shpenzime.

Fillimisht çdokush mund të  mendojë për një dhuratë të krijuar vetë, siç mund të ishte një ëmbëlsirë, një letër, një vepër e mirë apo një objekt i krijuar nga fillimi deri në fund nga dora juaj.

Riciklimi mund të jetë një alternativë perfekte. Ndërsa ju dhuroni diçka edhe ekonomia përfiton më së miri.

Shkëmbimi i librave është një tjetër ide që do ti jepte tjetrit mundësinë që të hynte sadopak në botën tuaj mes asaj që ju zgjidhni të lexoni.

Ndërsa një zgjidhje me shumë dashuri do të ishte dhe blerja nga faqet që bëjnë bamirësi, të cilat ofrojnë dhurata të ndryshme me çmime të arsyeshme.

/Ora News.tv/