Dhurata Dorën mund ta shohim në duet edhe me këtë artist të huaj

 

Fama e Dhurata Dorës së shpejti mund t’i kalojë kufijtë.

Dhurata Dora përmes rrjeteve sociale ditë më parë ka konfirmuar duetin me artistin Sool King, shkruan lajmi.net.

Por, ky mund të mos jetë bashkëpunimi i vetëm me një artist të huaj, pasi shenjat për duetin e radhës tashmë janë dhënë.

Këngëtari Moe Phoenix, i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram, e një prej tyre e pyet “A do të ketë këngë me Dhurata Dorën, a do ta merrte mendja të bësh këngë me të?”.

Ai e etiketoi Dhuratën në këtë postim, duke e pyetur se a do të dëshironte ajo, kurse përgjigja e kësaj të fundit ishte “Natyrisht”.

Se a do t’i shohim këta dy artistë në duet, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/