Dhuratën më të shtrenjtë këtë Shën Valentin e mori Rezarta Shkurta!

Ky Shën Valentin ka qenë vërtet i veçantë për Rezarta Shkurtën, e cila kishte pranë vetes pas shumë viteve mungesë, partnerin Ermal Hoxha.

Loading poll ...

Këngëtarja ka ndarë disa momente speciale të Shën Valentinit të saj për ndjekësit në Instagram, e megjithatë nuk bëhet fjalë për surprizën që i bëri partneri.

Vajza e saj Hera i ka bërë dhuratën më të shtrenjtë, një kuti në formë zemre me disa dedikime brenda saj.

Rezarta Shkurta ka ndarë pamjet e surprizës që i bëri e vogla e saj ndërsa shkruan:

“Mora dhuratën më të shtrenjtë për Shën Valentin”.

Kutia përmab disa fletë të vizatuara nga vogëlushja e cila mezi e ka pritur të surprizojë të ëmën në 14 Shkurt.