Dieta e detajuar braziliane; humbisni 6 kg në një muaj

Kjo dietë, e quajtur ndryshe “dieta braziliane”, do t’ju ndihmojë të humbisni deri në 6 kg në vetëm tri a katër javë. Ajo ekziston në dy versione, atë të shpejtë dhe atë normal. Më poshtë do t’ju tregojmë versionin normal, duke qenë se ajo e shpejta është shumë e varfër në element ushqyes, për këtë arsye nuk është e rekomandueshme. Përbërësit janë më së shumti fruta dhe perime dhe ka 4-5 vakte në ditë. Me pak durim dhe përkushtim mund të arrini qëllimin e kërkuar.

Loading poll ...

E hënë

Mëngjes: 1 portokall, 1 banane dhe 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli)

Vakti para drekës: 1 fetë buke e thekur dhe 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli)

Dreka: 100 gr peshk, 100 gr sallatë me perime të freskëta.

Darka: E njëjtë si dreka

Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli), 1 copë e vogël bukë e thekur

E martë

Mëngjes: 1 vezë e zier, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)

Vakti para drekës: 1 fetë buke e thekur, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)

Dreka: 100 gramë mish, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë jeshile

Darka: 200 gr peshk, 1 vezë e zier, sallatë jeshile, bizele

Përpara se të flini: 1 fetë buke të thekur, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)

E mërkurë

Mëngjes: 1 gotë qumësht, 1 fetë buke

Vakti para drekës: 100 gr djathë

Drekë: 100 gr oriz, 150 gram sallatë ( e bardhë, jeshile ose e kuqe, sipas dëshirës), 1 lugë lëng limoni

Darka: 100 gr mish, 1 mollë, 4 fleta sallate jeshile

Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash(lëng molle) , 1 fetë buke e thekur

E enjte

Mëngjes: 1 gotë lëng frutash (lëng ananasi) , 60 gr ananas

Vakti para drekës: 1 gotë lëng frutash(lëng ananasi) , 1 fetë buke e thekur

Dreka: 100 gr mish viçi i gatuar në avull, 1 copë djathë dhe 1 portokall

Darka: 2 patate të ziera, 150 gram sallatë me karrota me pak vaj

Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng ananasi), 1 fetë bukë të thekur

E premte

Mëngjes: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 1 fetë buke të thekur

Vakti para drekë: 1 mollë, 1 portokall

Dreka: 150 gr peshk, 2 karota të ziera

Darka: 1 pjatë supë, një copë e vogël buke

Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli), 1 fetë buke e thekur

E shtunë

Mëngjesi: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 1 fetë buke të thekur

Vakti para drekës: 150 gr sallatë me rrepa të ziera me pak vaj

Dreka: 1 pjatë supë, 1 copë e vogël buke

Darka: 100 gr kërpudha të skuqura, 100 gr sallatë perimesh

Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 2 biskota

E diel

Mëngjesi: 1 banane, 1 bistak rrush

Vakti para drekës: 1 gotë lëng frutash (lëng karotash), 1 fetë buke e thekur

Dreka: 100 gr mish, 100 gr sallatë jeshile me pak qepë dhe lëng limoni

Darka: 1 pjatë me supë, 4 gjethe sallate jeshile

Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash ( lëng molle), 2 fiq të thatë

Këtë mënyrë të ushqyeri duhet ta ndiqni për 3 deri në 4 javë, por jo më gjatë se aq… Dieta është e pasur me perime dhe fruta kështu trupi mund të marrë sasinë e duhur të vitaminave dhe mineraleve dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .