Dieta më e shpejtë dhe efektive; çfarë duhet ta hani ekzaktësisht gjatë një jave për të rënë 5 kg

Vaktet e mëposhtme janë të përcaktuara rigorozisht nga Paola Lovisetti, ekspertja e ushqyerjes së shëndetshme dhe Donovan Russel, trainieri I formave të lakmuara. Rezultati I bashkëpunimit është një program shkencor për të humbur 5 kg në tre javë duke forcuar edhe pjesët delikate të trupit. Nuk është asgjë e pamundur për t’u arritur!

Loading poll ...

E hënë

Mëngjesi: çaj ose kafe, 150 gr kos të bardhë, 3 lugë drithëra

Dreka: 180 gr sallatë me oriz, qiqra dhe domate; 150 gr sallatë miks

Paradarka: çaj jeshil, disa luleshtrydhe

Darka: 150 gr salmon të pjekur, 200 gr perime në skarë ose avull, 2 feta ananas

E martë:

Mëngjesi: çaj ose kafe; 2 feta të holla bukë me drithëra me nga një lugë recel me fruta

Paradreka: çaj jeshil, 1 frut të stinës

Dreka: 80 gr makarona me karkaleca; 200 gr spinaq në avull 

Paradarka: 200 ml lëng frutash të freskëta

Darka: 150 gr gjoks pule me portokall; 200 gr shparguj në avull, 150 gr sallatë mikes

E mërkurë:

Mëngjesi: çaj ose kafe, 1 fetë bukë të thekur, 150 gr kos me fruta dhe 1 lugë fara lini

Paradreka: 1 frut të stinës

Dreka: 1 sallatë të madhe dhe dy feta bukë me drithëra

Paradarka: çaj jeshil, 2-3 bajame

Darka: 120 gr fileto viçi me rukola dhe parmixhan; 150 gr sallatë me karota të grira, 150 gr lulelakër ose brokoli dhe 2 feta ananas

E enjte:

Mëngjesi: çaj ose kafe, 150 ml qumësht me 3 lugë muesli, 1 frut të stinës

Paradreka: çaj jeshil, 150 gr kos të bardhë

Dreka: 180 gr sallatë me oriz (bulgur apo kuskus) me perime të ndryshme dhe 150 gr sallatë me domate dhe kastravec.

Paradarka: çaj jeshil dhe 3 bajame

Darka: 150 gr gjoks pule të pjekur, 150 gr kunguj dhe patëllxhane në furrë të shoqëruara me ¼ e avokados.

E premte:

Mëngjesi: çaj ose kafe, 60 gr tërshërë të gatuar në ujë e të shoqëruar me mollë, rrush të thatë dhe pak kanellë.

Paradreka: çaj jeshil, 150 gr kos të bardhë

Dreka: 200 gr perime miks në furrë, 200 gr sallatë të përzier dhe 2 feta të holla buke integrale

Paradarka: çaj jeshil dhe një frut të stinës

Darka: 150 gr peshk me domate dhe kaperi, 150 gr patate të zjera, disa luleshtrydhe

E shtunë

Mëngjesi : çaj ose kafe, 180 gr gjizë të ëmbël me fruta pylli dhe lajthi

Paradreka: çaj jeshil, frut të stinës

Dreka: 180 gr sallatë me qiqra, domate dhe djathë dhie; dy feta të holla buke integrale

Paradarka: çaj jeshil dhe 2-3 bajame

Darka: 150 gr gjoks pule me speca, 150 gr sallatë mikes, 2 feta ananas

E diel

Mëngjesi dhe dreka: çaj ose kafe, 2 petulla të mëdha të shoqëruara me fruta pylli, arra dhe mjalt, 2 vezë omelet.

Paradarka: çaj jeshil, 1 kos të bardhë

Darka: 200 gr sallatë të mërzier me 80 gr djathë tofu dhe ullinj, 2 kivi, 1 fetë bukë integrale. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .